Objekti i aktivitetit të kompanisë konsiston në tregtimin me shumicë
dhe pakicë të pjesëve të këmbimit për të gjithë llojet e
automjeteve, freksione, filtra, rripa, sisteme drejtimi dhe frenimi,
sisteme elektrike, sisteme ftohje, pompa injeksioni, kuzhineta,
kandele, kandeleta, fshirese xhami, vajra lubrifikante, alkol
frenash, etj.
Të gjithë aktivitetin e saj të importit kompania e zhvillon me
Gjermaninë dhe përfaqeson ekskluzivisht firmat më cilësore gjermane,
të cilat janë në të njëjtën kohë edhe furnizuesit për prodhuesit e
automjeteve. Midis tyre mund të përmendim:
MANN + HUMMEL, CONTITECH, LUK, INA, FAG, TRW, VDO SIEMENS, MONARK,
MOTORAD, BREMI, DENSO, RUVILLE, GEBA, TRICO, ATE, SPAHN, AUTLOG etj.
Sot shoqëria ka një personel mjaft të kualifikuar dhe me përvojë
pune të gjatë. Gjithashtu shoqëria disponon mjete, pajisje teknike
dhe asete të tjera fizike për të realizuar punë apo projekte të
shumëllojshme në fushat e aktivitetit të saj.
Pikësynimi i kompanisë sonë ka qenë dhe është të ofrojë në tregun e
pjesëve të këmbimit për automjete cilësinë maksimale me çmime të
përshtateshme për tregun shqiptar. Ne furnizojmë afërsisht mbi 90 %
të tregut Shqiptar, bashkëpunojmë me më shumë se 400 kliente, dyqane
dhe servise, duke garantuar edhe një prezencë maksimale në treg.
Programi i furnizimit që ne aplikojmë, synon të kënaqë të gjitha
kërkesat që ka tregu, si në cilësi por edhe në gamë, për të gjitha
markat e makinave.
Frego Filter do të vazhdojë në të ardhmen jo vetëm të ruaj
cilësine e produkteve që ofron, por edhe të rrisë në mënyrë të
vazhdueshme prezencën e saj në treg.
|